INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike, 18-vjeçarja vjen për pushime në Shqipëri por ndahet nga jeta papritur [FOTO]

Tragjike, 18-vjeçarja vjen për pushime në Shqipëri por ndahet nga jeta papritur [FOTO]

Publikuar më: 12:34 03-08-2018

 Një 18-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme.

Viktima është Rasel Çarçani dhe mbrëmjen e djeshme ajo u paraqit në QSUT në gjendje të rënduar.

Mësohet se adoleshentja ishte me pushime me familjen në Pogradec ku kishte nisur të mos ndihej mirë.

Pavarësisht se ishte shtruar në spitalin rajonal të Pogradecit, por gjendja e saj nuk po përmirësohej, prandaj familjarët e kishin sjell drejtë Tiranës.

Sipas informacioneve që paraqet Newsbomb, Rasel vuante nga sëmundja e rrallë e meningjiti.

Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke.

Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.

Megjithatë pritet një reagim zyrtar nga organet koptetnte për të mësuar më shumë mbi ngjarjen.

38458630_10217569536570644_4927986715982823424_n_1.jpglajmin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043