INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike: 53-vjeçari nga Gjirokastra i vë flakën shtëpisë dhe më pas var veten

Tragjike: 53-vjeçari nga Gjirokastra i vë flakën shtëpisë dhe më pas var veten

Publikuar më: 20:46 20-01-2018

Një 53-vjeçar nga lagjja ‘Zinxhira’ në Gjirokastër, pasi i ka vënë flakën shtëpisë, është vetëvarur në një përrua në lagjen ‘Manalat’.

Autori është gjendur i vetëvarur në përroin e Manalatit dhe më pas trupi është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Sipas banorëve viktima vuante nga depresioni për shkak të gruas së tij të sëmurë në Greqi.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.01.2018, në lagjen “Zinxhira”, në katin e dytë të pallatit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A.V vjeç 53, ku janë djegur pajisjet shtëpiake të një dhome. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se shkaku i djegies së banesës është vënia e zjarrit nga shtetasi A.V, i cili kishte probleme të theksuara mendore dhe pas djegies së banesës ky shtetas ka dalë me vrap nga banesa e tij dhe me pas është gjetur i vdekur në përroin e lagjes “Manalat”, ku ishte vetëvarur. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371