Një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasoje kanë humbur jetên 15 persona dhe 27 të tjerë u plagosën.Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në në Sofje të Bullgarisë, dhe mediat raportojnë se autobusi ishte me turistë.
Numri i viktimave dhe të plagosurve u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev.Sipas informatave fillestare, autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për shkak të reshjeve të shiut.