Një autobus ka përfunduar në humnerë duke regjistruarnjë bilanc tragjik. Aksidenti i rëndë është shënuar ditën e sotme në një rrugë kodrinore të Indisë jugore. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 25 të tjerë.
Në autobus udhëtonin pelegrinë fetarë nga një tempull indian. Sipas mediave vendase shoferi humbi kontrollin mbi automjetin ndërsa përpiqej të shmangte një autobus tjetër.