Familja Xhafkollari që jeton në Itali ka pësuar një tragjedi të krijuar nga kryefamiljari. Babai ka shtypur vajzën e tij 18-muajshe teksa ishte duke hyrë në garazhd.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mazzarrone në provincën Catania. Mediat lokale bëjnë me dije se familja sapo ishte kthyer në banesë dhe burri po parkonte. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes apo se si fëmija mund të ketë shpëtuar nga duart e nënës dhe si ka përfunduar pas makinës.