Një magazinë në qytetin e Fierit që përdorej për pjekjen dhe ambalazhimin e kafes është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen '16 prilli', ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikëseve ka bërë të shmangej një tragjedi dhe më e madhe pasi brenda në magazinë kanë qenë disa bombola të mëdha gazi.
Megjithatë flakët kanë shkrumbuar sasinë e kafes brenda magazinës dhe pajisjet dëmi i të cilëve përllogaritet tek 500 mijë euro.
Nga hetimet e para dyshohet se për rënien e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë
Në datën 02.09.2018, rreth orës 15:30, në lagjen “16 Prilli”, në magazinën me kafe në pronësi të shtetasit H.O ka rënë zjarr.
Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrëfikës të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.