INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike, dreri shkatërron familjen shqiptare, humbasin jetën bab e bir, rëndë nëna me vajzën  [FOTO]

Tragjike, dreri shkatërron familjen shqiptare, humbasin jetën bab e bir, rëndë nëna me vajzën [FOTO]

Publikuar më: 16:36 24-08-2018

U nisën për një jetë më të mirë drejt Ontarios por udhëtimi përfundoi në tragjedi për familjen shqiptare në Kanada.

Aksidenti tragjik është regjistruar në Ontario ku si pasojë e përplasjes së fortë, bab e bir humbën jetën, nëna dhe vajza janë në gjendje të rëndë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se viktimat janë Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij, Fioralb Metko, 14 vjeç. Të plagosur rëndë mbetën gruaja e 45-vjeçarit, Maralba dhe vajza e tij, Briana.

Maralba Metko ka rënë në koma.

Sipas mediave ajo është në gjendje kritike.mooseson.jpeg

Ndërsa vajza e saj 9-vjeçare Brianna, që gjithashtu u plagos në aksident, fatmirësisht është jashtë rrezikut dhe paraqitet në gjendje të stabilizuar.

Makina me të cilën udhëtonte Metko goditi një dre, ndërsa më pas u përplas edhe me një makinë tjetër që po vinte përballë. Nga makina e dytë mbetën të vdekur edhe dy persona të tjerë, 51-vjeçarja Cynthia Caraoa dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa.

moosedad.jpeg

Fatos Metko jetonte prej vitesh në Kanada dhe punonte si kuzhinier prej më shumë se 9 vitesh në Calgary. Ervin Bushi, një koleg që punonte me të tha se Fatosi ishte shumë punëtor.

Ai tregoi se çifti Metko punonte çdo ditë për t’u dhënë më të mirën fëmijëve të tyre. Ata kishin në plan të zhvendoseshin në Ontario javët e ardhshme dhe kjo ishte arsyeja se pse po e vizitonin vendin.

Ata po regjistronin fëmijët në shkollë dhe po merreshin me detajet e fundit të zhvendosjes.

“Kishin shume të afërm në SHBA, në Michigan, kështu që donte të shkonte në Ontario që të ishte pranë tyre”, tha Bushi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717