Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Vlosh të Roskovecit ku një fëmijë 8 vjeçar vrau aksidentalisht me çiften e gjahut të atin. Ata kishin dalë në pyllin e fshatit për të mbledhur bimë medicinale dhe Karafil Rapushaj është ulur për të pushuar, ndërkohë I biri ka marrë armën e gjahut dhe ka filluar të luajë dhe pa dashje ka realizuar shkrepjen e cila ka shkaktuar vdekjen e 35-vjeçarit.
Sipas policisë, fëmija i tronditur nga ngjarja ka gënjyer policinë duke thënë se i ati ishte sulmuar nga ujku, por më pas ka shpjeguar të vërtetën. 8 vjeçari ndodhet në kujdes të veçantë psikologjik dhe të avokatit.