INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike/ Futbollisti vret ish-të dashurën dhe më pas vetëvritet

Tragjike/ Futbollisti vret ish-të dashurën dhe më pas vetëvritet

Publikuar më: 14:39 26-05-2018

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali ku një futbollist pasi ka vrarë ish të dashurën ka vrarë edhe veten.

Bëhet fjalë për 25-vjecarin Federico Zini i cili pasi i qëlloi ish-të dashurës Elisa Amato 30-vjeç ka qëlluar me pistoletë edhe veten.

Ngjarja u mësua rreth orës 9 të mëngjesit në Piza, në rrugën Vecchia Fornace ku banonte edhe i riu.

Mediat italiane shkruajnë se Federico futbollist i Tuttocuoio e ka detyruar ish të dashurën të hip në makinë dhe mes tyre ka nisur një debat i ashpër.

Të dy të rinjtë u gjetën pa jetë pikërisht në makinën e cila ishte parkuar pranë shtëpisë së tij.

Arma që 25-vjecari ka përdorë është një pistoletë.

Kanë qënë disa qytetarë që të cilët kanë njoftuar policinë për atë se çfarë kishte ndodhur.

Federico e kishte nisur karrierën tek të rinjtë e Empoli në rolin e sulmuesit. Pas disa eksperiencash në Lega Pro të serisë D kishte vendosur të provonte fatin jashtë Italisë.

Ai ka luajtur në Mongoli, Maltë, Filipine, Bullgari dhe më pas u rikthye në Itali.

Por mesa duket fati i tij ishte edhe më i trishtë.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211