INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike! Humb jetën një foshnjë 4 ditëshe

Tragjike! Humb jetën një foshnjë 4 ditëshe

Publikuar më: 08:24 03-10-2016

Një foshnjë që kishte 4 ditë që kishte lindur në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë mbrëmjen e së djelës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pogradec dhe ka zanafillën 4 ditë më parë kur çifti Agron dhe Suela Hyka nga fshati Buzaishtë u bënë prindër për herë të parë. Fillimisht lindja shkoi mirë madje nëna dhe foshnja kishin ndalë nga materniteti, kur papritur ditën e katërt rreth orës 20:00 djali nuk ka qënë mirë dhe është dërguar nga urgjeca e spitalit të Pogradecit drejt Tiranës, por s’ka mundur dot t’ja dale, pasi rrugës foshnja ka ndërruar jetë.
Familjaret të tronditur për humbjen kanë ngritur dyshime se faji është i mjekëve, pasi ata u kishin deklaruar se fëmija kur lindi pas operacionit ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Vdekjen e foshnjës e konfirmon edhe drejtori i spitalit të Pogradecit Genti Cala, por dhe ai tha se për më tepër do të flasin vetëm, pasi të kenë mësuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes.
Foshnja aktualisht ndodhet në morgun e spitalit të Pogradecit ku do të kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes se foshnjës.

Article Logic
Execution time: 0.0042500495910645