Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik i aksit Levan-Fier.
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Liqeni”, janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.
Sipas informacioneve mësohet se si pasojë e përplasjes së fortë të dy makinave, ka humbur jetën një grua shtatzënë.
Viktima është identifikuar si Majlinda Troka 27 vjeçe.
Ndërsa për të plagosur raportohen pesë persona, mes tyre dhe një fëmijë i mitur.