Një tragjedi ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtares së njohur spanjolle, Joana Sainz. Ajo ishte duke performuar në koncertin e saj, por u godit nga fishekzjarrët dhe mbeti vdekur.
Këngëtarja Joana Sainz, 30-vjeç, pjesë e Orkestrës Super Hollywood, e cila ka 15 anëtarë përfshirë këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, po performonte në Las Berlanas në Avila. Ajo u godit në bark me pajisjen e efekteve speciale të fishekzjarrëve.
30-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Performanca u pezullua pas incidentit, i cili ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit të sotëm.