Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në ujërat e një lumi. Fëmija është mbytur dhe është marrë nga rrjedha e ujit siç raporton policia.
Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Vogël ku vogëlushi me inicialet A.D ka humbur jetën duke mos u dhënë mundësi shpëtimi të afërmve që e kanë sinjalizuar tepër vonë. Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten detaje të mëtejshme në vijim.