Një modele 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një jaht luksoz, në pronësi të biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres. Sinead McNamara ishte pjesë e ekuipazhit të jahtit, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në Kefalonia të Greqisë, kur trupi i pajetë i modeles është gjetur brenda.
Ndërkohë që së fundmi janë zbuluar detajet nga vdekja e saj. Mendohet se vdekja e 20-vjeçares erdhi pas një ndarje të keqe me të dashurin. Ajo u gjet pa ndjenja dhe e lidhur me litarë në orën 1:45 të mëngjesit në jahtin “Mayan Queen IV” të ankoruar në ishullin grek Argostoli.
Sinead McNamara është parë duke u ngushëlluar nga një kolege vetëm 15 minuta para se trupi i saj të gjendet në pjesën e pasme të jahtit 190 milionë dollarësh.
Momentet e fundit të jetës së saj janë filmuar nga kamerat CCTV të vendosura brenda në jaht, të cilat thuhet se janë nën hetimin e policisë.
Zyrtarët kanë fakte si fotografi dhe mesazhe, por ende nuk kanë konfirmuar arsyen e vdekjes. Disa anëtarë të ekuipazhit i thanë policisë se ajo po luftonte me një ndarje me zënka.