E tmerrshme, mos vallë është kjo arsyeja?!
Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe shumë e komentuar, pas historisë së bujshme me yllin e kinematografisë, Robert de Niro, me të cilin u tha se ka kryer marrëdhënie seksuale. Bëhet fjalë për ish-modelen e Playboy, Stephanie Adams dhe djalin e saj 7-vjeçar, Vincent, të cilët gjetën të vdekur pasi u rrëzuan nga kati i 25-të i hotelit Gotham në Manhatan të Nju Jorkut.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes, por hipoteza e akredituar nga mediat është se gruaja bëri vetëvrasje duke u hedhur së bashku me fëmijën. Në sfond qëndron beteja ligjore me ish-bashkëshortin Charles Nicolai për kujdestarinë e djalit të tyre. Çifti ishte shfaqur të mërkurën në një gjykatë në Manhatan, e cila i kishte mohuar Adams lejen për të marrë fëmijën në Evropë gjatë periudhës së verës, pasi ai mund ta shihte nënën me të dashurin e saj.