INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike! Modelja SHQIPTARE dhe i dashuri i saj humbin jetën në aksidentin fatal! [FOTO]

Tragjike! Modelja SHQIPTARE dhe i dashuri i saj humbin jetën në aksidentin fatal! [FOTO]

Publikuar më: 16:31 15-10-2019

Një çift ka mbetur i vdekur, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin pësoi një shpërthim në autostradën “Il Piaggio Liberty 125”, pas përplasjes me një Mercedes që drejtohej nga 34-vjeçar me origjinë rumune.

Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, por që prej vitesh jetonte në Romë ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin “Tor Vergata”, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërsa i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç dhe fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe që nga momenti që e kishte parë, Chris nuk kishte mundur t’i hiqte dot sytë prej saj.

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëhere kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpuntor i ngushtë i Christian.

dent.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0094528198242188
    array(1) { ["section"]=> string(91) "tragjike-modelja-shqiptare-dhe-i-dashuri-i-saj-humbin-jeten-ne-aksidentin-fatal-foto-102748" }