Është ndarë nga jeta blogerja e njohur nga Brazili, Julia Hennessy Cayuela. Blogerja e ndjerë 22 vjeçare u aksidentua me motorr po në vendin e lindjes, ku ishte në një udhëtim me bashkëshortin e saj, Daniel Cayuela.
Media braziliane “O Tempo” raporton se blogerja u dërgua në gjendje kritike me aeroplan në një spital në qytetin Parana, por vdiq menjëherë pas mbërritjes pas një arresti kardiak të papritur.
Ajo që u ka bërë akoma më shumë përshtypje ndjekësve të së ndjërës ishte postimi i saj i fundit ku shkruante:
“Jeta është e shkurtër, le të çmendemi – unë, ti dhe rruga. Ëndrrat e tua janë të miat”.