Ndahet nga jeta ish-sportisti i njohur shqiptar pas një sëmundje të rëndë, në moshën 68-vjeçare. Lajmi tragjik për largimin e tij të parakohshëm nga kjo jetë, është bërë i ditur nga familjarët e tij.
Ibrahim Hackaj ndodhej në Vienë për një trajtim më të specializuar, por sëmundja e tmerrshme e kancerit e mori para kohe duke tronditur në këtë mënyrë mbarë opinionin sportiv.
Hackaj ka një kontribut të madh në sportin e alpinizmit. Mal më mal, kodër më kodër ai ka qenë shumë aktiv në sportin e alpinizmit në vendin tonë.