Bota e futbollit në zi!
Një lajm shumë i keq për botën e futbollit pasi një tjetër futbollist është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për Pavel Pergl, ish-futbollistin e Sparta Pragës, i cili ka ndërruar jetë në moshëm 40-vjeçare. Pergl është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjermani, teksa dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Vetë ekipi i Sparta Pragës ka njoftuar lajmin e hidhur, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Një lajm shumë i keq për Spartan dhe tifozët e futbollit që dëgjojnë se ish lojtari ynë Pavel Pergl ka vdekur. Ai erdhi në Sparta si 10 vjeçar dhe ka luajtur 68 ndeshje për ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e skuadrës çeke.
Pergl ka luajtur për Spartën, nga viti 2003 deri në vitin 2007, ndërsa është tërhequr nga futbolli vitin e kaluar.