Një tragjedi ka qenë dita e sotme për sportin e golfit. Sportistja spanjolle Celia Barquin Arozamena, 22 vjeç është gjetur e pajetë në fushën e një kompleksi golfi në Soldwater Links. Spanjollja shihej si një nga më premtueset e këtij sporti, por fati nuk e la që të bëhej një “yll” në këtë sport.
Trupin e pajetë e kanë gjetur disa të rinj në një çantë të hedhur të cilët lajmëruan menjëherë policinë të cilët konstatuan shenja dhune te sportistja. Ndërkohë pritet edhe dalja e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.