Gjatë ditës së sotme u njoftua se ylli i filmit “Dirty Den” Leslie Grantham ka ndërruar jetë në moshën 71- vjeçare. Ylli televiziv Grantham, ishte kthyer së fundmi në Britani të Madhe për trajtim mjekësor , pasi prej shumë vitesh jetonte në Bullgari.
Në një deklaratë përfaqësuesi i tij tha: “Ne shpallim zyrtarisht humbjen e Leslie Grantham, i cili ndërroi jetë sot në orën 10.20 të mëngjesit, më 15 qershor 2018. Ish-bashkëshortja dhe djemtë e tij kanë kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë periudhë të vështirë”.
Vdekja e tij u njoftua në të njëjtën kohë që Anita Dobson, gruaja e tij po ndiqte shërbimin përkujtimor për një nga miqtë e saj, profesor Stephen Hawking.