Sot, futbolli shqiptarë është tronditur nga një ngjarje e rëndë, teksa ka mësuar se ka ndërruar jetë ish-portieri i Dinamos, Ilir Luarasi.
Mësohet se 63-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Francë, raporton “TCH”.
Prej disa vitesh ai jetonte në shtetin francez dhe ndarja nga jeta e pazakonshme, ka tronditur mbarë opinionin publik.
Luarasi ka qenë pjesë e Dinamos në vitet 80-të dhe në fillim të viteve 90-të.