INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike në Barcelonë, furgoni merr përpara turistët, ka viktima [VIDEO]

Tragjike në Barcelonë, furgoni merr përpara turistët, ka viktima [VIDEO]

Publikuar më: 17:59 17-08-2017

Një sulm terrorist ka ndodhur në qytetin turistik të Barcelonës ditën e sotme. Sipas mediave të huaja, autoritetet e kanë konsideruar incidentin si sulm terrorist.

Autoritetet janë në kërkim të shoferit të autmojetit, që u arratis menjëherë pas incidentit, ndërsa raportohen të plagosur.

Shërbimet e urgjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës. Incidenti ndodhi në ‘La Rambla’, një rrugë e njohur e cila vizitohet nga turistët. Një nga dëshmitarët ka shkruajtur në rrjetin social Twitter se shumë kalimtarë janë futur për tu strehuar në një restorant, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

“Nuk ishte zhurmë me zë të lartë dhe të gjithë vrapuan për tu fshehur diku. Kishte shumë njerëz, shumë familje se është një nga zonat më të vizituara në Barcelonë. Unë mendoj se disa njerëz janë goditur. Ishte e tmerrshme, u përhap shumë panik,” – tha Marc Esparcia për BBC duke shtuar se, po qëndron i fshehur në dyqanin Starbucks.

Mediat e huaja raportojnë për 13 viktima nga sulmi që një furgon kreu mbi grumbullin e njerëzve në një zonë turistike në Barcelonë. Incidenti ndodhi afër rrugës së famshme të qytetit, La Rambla, e cila tashmë gjendet e bllokuar nga policia. Dëshmitarët flasin për disa të plagosur, ndërkohë që mediat deklarojnë se të pakëtn dy persona kanë humbur jetën. Policia spanjolle ende nuk mund të thotë se cili ka qenë motivi i kësaj ngjarje. Reuters raportoi se shërbimi emergjent i Katalanjës ka kërkuar që të mbyllen stacionet e trenave dhe metrosë.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391