Fero dhe Arbenita Ismjali u bënë prindër për herë të parë mëngjesin e djeshëm. Lajmin e bukur e bëri me dije vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale, duke publikuar një foto me vogëlushen.
E më pas reagoi edhe reperi duke ndarë portretin e plotë familjar. Ai gjithashtu ka zbular dhe emrin e veçantë të vogëlushes, Nina.
“Faleminderit Allah. Princeshë Nina, kënga më e mirë që kam realizuar ndonjëherë”, ka shkruar Fero për frytin e tij të dashurisë disa vjeçare me modelen.
Mirëpo, në ditën më të bukur të jetës së saj, kur u bë nënë për herë të parë, Arbenita gjithashtu mori lajmin më të hidhur të jetës.
Babai i saj humbi betejën me Covid-19, me të cilin po luftonte prej ditësh.
Lajmin e hidhur e dha e para motra e Arbenitës, Almedina, e cila në një status në Facebook shkroi:
“Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat.
Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq.”
Pas këtij lajmi të hidhur, ka reaguar për herë të parë edhe Arbenita, e cila me siguri ka ngarkesën më të madhe emocionale.
Krahas një fotoje të të atit kur ishte i ri, modelja shkruan:
“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”