Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Një banesë në fshatin Rromanat është djegur dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 3 fëmijë të mitur të cilët ndodheshin brenda. Është Policia e Durrësit ajo që ka dhënë një informacion paraprak për këtë ngjarje tragjike.
Informacion paraprak nga Policia e Durresit:
Më datë 20.09.2017, rreth orës 17:30 , në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.
Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.