Një 21-vjeçare është hedhur nga ura mesditën e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajka, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije emri i vazjës.
Mësohet se 21-vjeçarja ka pirë disa medikamente dhe më pas është drejtuar drejt urës, duke u vetëflijuar.
Fatkeqësisht vajza ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë raportohet se e ndjera ishte e divorcuar, por ende nuk dihet nëse ka qenë ky shkaku që e ka dërguar drejt këtij vendimi fatal.
Sakaq, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.