INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike në Tiranë, ndahet nga jeta 13-vjeçarja, dyshohet se është vrarë nga familja

Tragjike në Tiranë, ndahet nga jeta 13-vjeçarja, dyshohet se është vrarë nga familja

Publikuar më: 20:29 11-10-2018

Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e sotme. Zyrtarisht policia thotë se vajza 13-vjeçare ishte shoqëruar në spital nga babai i saj, shtetasi me iniciale Xh.B. për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë. Sipas mediave në vend, ka dyshime se vajza mund të jetë vrarë, pasi ka patur plagë në bark. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë. Ndërkohë mësohet se efektivët kanë hasur vështirësi në marrjen në pyetje të prindërve të vajzës, pasi ata janë shurdh-memec Babai i vajzës është shtetasi Xhevat Brahja, ndërsa viktima, K.Brahja, ndërkohë janë shoqëruar në polici, babai, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar.

Nëna ka mohuar se vajza është vrarë, duke mos qenë shumë bindëse dhe duke mos dhënë shpjegime se çfarë kishte ndodhur me të, dhe nisur dhe nga këto detaje, nga dyshimet e para mendohet se mund të ketë qenë vetë ajo që e ka lënë të bijën të vrarë, sipas panorama. Ndërkohë policia, në njoftimin paraprak bën me dije se po punohet për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024218559265137