Kjo e shtunë është kthyer në një ditë tragjike për vlonjatët pasi janë mbytur në det 3 persona.
Trupat e pajetë të tre personave janë nxjerrë në bregun e Zvërnecit, Vlorë në orët e mesditës së sotme.
Bëhet fjalë për 2 vajza nga Vlora dhe një djalë nga Maqedonia, që ishin duke u larë.
Djali nga Maqedonia mësohet se kishte hyrë në det për të shpëtuar vajzat, por nuk ja ka dalë dhe janë mbytur të tre.
Dy vajza besohet se janë kushërira me njëra-tjetrën.
Paradite u mbyt edhe një fëmijë 14 vjeç tek zona e ‘Ujit të Ftohtë’.