Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotshme, një aeroplan me 60 pasagjerë është rrëzuar në një zonë malore në qendër të Iranit dhe shkak për këtë rrëzim është bërë moti i keq.
Sipas BBC, aeroplani me 60 pasagjerët ishte duke fluturuar midis Teheranit dhe qytetit jugperëndimor të Yasuj.
Gjatë kohës që aeroplani ishte duke fluturuar midis Teretanit dhe qytetit jugperëndimor të Yasuj, humbi nga radarët dhe u rrëzua. Lajmi u bë i ditur për mediat nga një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës i cili gjithashtu konfirmoi se në aeroplan ishin rreth 50-60 pasagjerë.
Një helikopter I emergjencës nuk mundi të shkonte dot në vendin e rrëzimit të avionit për shkak të motit të keq.