Mbrëmjen e kaluar një lajm vërtet i trishtë dhe tronditës erdhi për shumë fansa e ndjekës të një prej miss-eve më seksi që janë kurorëzuar ndër vite. U nda nga jeta "Miss Britania 2010", Sophie Gradon. MISS-i u gjend e pajetë në një banesë dhe shkaqet e vdekjes së saj nuk dihen por hetimet vazhdojnë.
"Rreth orës 8:27 pasdite të ditës së djeshme policia shkoi pranë një prone në Medburn, Ponteland, ku për fat të keq një grua 32-vjeçare u gjet e vdekur. Nuk besohet të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë rreth vdekjes së saj, ndërkohë po pritet rezultati i raportit mjekësor.”, u shpreh zëdhënësi i policisë.
Të shumtë ishin fansat që u tronditën nga ky lajm. Ajo u bë akoma më shumë e famshme në vitin 2016 ku mori pjesë në shfaqjen “Love Island”.