Një punëtor në moshën 52 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Kukës, në një gurore. Sipas policisë 52-vjeçari me inicialet N.N, banues në Bicaj, ka qenë duke punuar në gurore, ku është aksidentuar për vdekje. Në lidhje me ngjarjen, policia vuri në pranga administratorin e firmës, G.B, dhe shoferin e fadromës, 62-vjeçarin me inicialet F.H.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur e gjithë ngjarja, ndërsa grupi hetimorë po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.