Të paktën 22 persona humbën jetën ndërsa dhjetra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në sektorin e grave në një jetimore në afërsi të qytetit të Guatemalas.
Zjarri në jetimoren “Virgen de Asuncion” në San Jose Pinula ka shkatërruar pothuajse të gjithë ndërtesën dhe ka nxitur reagime të mëdha popullore.
Policia thotë se disa nga vajzat që jetonin në shtëpinë humanitare i vunë zjarrin dyshekëve pas disa trazirave dhe një përpjekje për t’u arratisur
Ka pasur disa pohime të një pasnjëshme për abuzime në ketë jetimore të mbipopulluar, shkruan “BBC”. Të paktën 40 fëmijë të tjerë janë lënduar nga zjarri i fuqishëm dhe disa prej tyre janë ende në gjendje kritike. Presidenti Jimmy Morales shpalli zi zyrtare në të gjithë vendin.