INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Traileri  i “Ghostbusters”  më i papëlqyeri në YouTube [VIDEO]

Traileri i “Ghostbusters” më i papëlqyeri në YouTube [VIDEO]

Publikuar më: 13:03 19-05-2016

Nuk ka vonuar shumë nga studio gjigande Sony një trailer i dytë për filmin komedi "Ghostbusters" me protagoniste aktoret Melissa McCarthy, Kristen Wiig, Kate McKinnon, and Leslie Jones.

Vetëm se këtë herë, ndryshe nga zakonisht, Sony ka vendosur ta publikojë atë në mediat sociale Twitter dhe Facebook, duke përjashtuar mundësinë për ta parë në YouTube. Kjo sepse traileri i parë i nxjerrë më 3 mars, rezultoi të ishte traileri më i papëlqyer ndonjëherë në YouTube. Më konkretisht, në momentet që po flasim, ai numëron rreth 32 milionë shikime, 238 mijë pëlqime, dhe plot 803 mijë "Dislikes" jo pëlqime. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo e fundit, traileri i parë i "Ghostbusters" renditet e 12-ta për nga videot më të papëlqyera në historinë e YouTube! Filmi pritet të dalë në kinema.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562