INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Traileri i filmit “Allied” del pikërisht pas divorcit mes Jolie- Pitt [FOTOVIDEO]

Traileri i filmit “Allied” del pikërisht pas divorcit mes Jolie- Pitt [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 12:40 21-09-2016

Vetëm disa orë pasi Angeline Jolie dhe Brad Pitt njoftuan ndarjen e tyre të  pashmangshme, do të publikohet  traileri i filmit të ri  “Allied”.

Dje , Angelina Jolie paraqitur kërkesa për divorc dhe dukej se ishte shumë e vendosur për këtë. Pas kësaj, vërshuan menjëherë thashethemet në Holliwood të cilat nxorën në kohë record arsyet e divorcit; Abuzimin e Brad me substancat narkotike si dhe lidhjen e tij të fshehtë me aktoren Marion Cotillard.  Kujtojmë që Pitt u  njoh me Angelinën në shesh xhirimi. Thua të jetë rastësi vallë që edhe me femrën e cila përflitet se u fut mes çiftit të famshëm, Marion, u njoh po në shesh xhirimi?

Aktori ka thyer heshtjen  e tij pas ndarjes nga gruaja  me të cilën ishte i martuar prej 12 vitesh  dhe nëna e 6 fëmijëve, 4 prej të cilëve të birësuar.

“Unë jam shumë i pikëlluar për këtë, por ajo çfarë ka më shumë rëndësi tani është mirëqënia e fëmijëve tanë. I kërkoj me mirësjellje shtypit që t’iu japë atyre hapësirën që meritojnë gjatë kësaj periduhë të vështirë”, tha ai.

Ndërkohë “Allied” do të  publikohet në Britaninë e Madhe gjatë muajit nëntor. A ishte i qëllimshëm apo jo publikimi i këtij traileri pikërisht në këtë moment, kjo ende mbetet për tu parë.

Teksa sheh trailerin e “Allied” të duket sikur përjeton një Déjà Vu  pasi është shumë i ngjashëm me filmin ku Brad Pitt dhe Angelina u dashuruan ‘’Mr and Mrs Smith”.

A është kjo e gjitha një rastësi kolosale apo vetë Hollywood-i po kërkon të bëjë zhurmë me këtë fakt?

Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707