INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trailers: Filma që na kanë bërë me një neps të tmerrshëm [VIDEO]

Trailers: Filma që na kanë bërë me një neps të tmerrshëm [VIDEO]

Publikuar më: 15:30 08-06-2018

Për ne nepsqarët e tmerrshëm, është shumë e dhimbshme të shohim filma me super ushqime sepse përfundojmë me vrap te frigoriferi ku s’ka asgjë dhe përfundojmë duke harxhuar qimet e kokës me sushi se iu tek personazheve të FRIENDS të hanë ushqim aziatik.

Sot, kemi përzgjedhur disa filma me ushqime që duken aq të shijshme, sa që do t’a fusin metabolizmin tuaj ne sherr me zemrën.

Chef (2014)

 

Carl (Jon Favreau) është një shef kuzhine në një restorant klasi i cili është lodhur nga menuja e ripërsëritur tek e cila bosi i tij këmbngul.
Kur ai humbet kontrollin dhe e pushojnë nga puna, kthehet në gatimin e tij amë duke bërë sanduiça kubanë në një kamion ushqimi deri sa hap restorantin e tij.

Skena më e shijshme: Një pjatë shumë e thjeshtë me pasta dhe pesto e Karlit që na bën të çohemi të blejmë pesto dhe të bëjmë një tenxhere makarona të personalizuar.

 

The Lunchbox (2013)

Një grua e re, shtëpiake e neglizhuar në Mumbai, i dërgon një drekë shumë speciale të shoqit nëpërmjet një korrieri karrocier me shpresën se do rindizte zjarrin midis tyre. Por dreka gabimisht i dërgohet një beqari vetmitar, me të cilin ajo nis një marrëdhënie të lezetshme por deri diku iluzioniste (ushqimi ta bën jetën më pikante pra, ky është mesazhi).

Skena më e shijshme: Paneeri (djath tradicional i azisë jugore) në të gjitha planet që e shohim.

  

 

 

Chocolat (2000)

Një mama beqare dhe vajza e saj shpërngulen në një zonë rurale në francë dhe hapin njëchocolaterie  përtej rrugës përballë kishës lokale. Mëkatet e tyre tëëmbla të dielave në oraret e meshës shkaktojnë një“potere morale” nga njerëzit e vendit. Sidomos kur shfaqet edhe cigani zeshkan (Johnny Depp).Por seriozisht, sa gjatë mund t’i dalin njerëzit kundër çokollatës?

Skena më e shijshme: Sigurisht qëçokollata dhe  sidomos kur e hante Johnny Depp.

 

 

 Big Night (1996)

Vëllezërit Primo dhe Sekondo janë emigrantë italianë të cilët kanë hapur një restorant në New York. Primo është shefi i sofistikuar që s’do të bjerë pre e pritshmërive të njerëzve për ushqimin Italian. Sekondo është menaxheri diplomat i cili thjeshtë do të drejtojë një biznes të mirë. Kur restoranti i tyre është buzë rrënimit, ata duhet të bashkojnë forcat në kateringun e një mbrëmjeje bamirësie për të shpëtuar biznesin (ushqimi bashkon familje, shpëton biznese, etj etj).

Skena më e shijshme:  Shfaqja e timpanos “magjike”.

 

Jiro Dreams of Sushi (2011)

Ky dokumentar klasik ushqimi, ndjek 85 vjeçarin Jiro Ono, i cili është një shef i specializuar për sushin. Ai është shumëi dhënë në punën e tij dhe i gjithë filmi bazohet në një përndjekje të pamëshirshme të perfeksionit. Në këtë rrugëtim gjejmë skena frymëzuese, zemërthyese si dhe sigurisht gojën tonë që lëshon lëng.

Skena më e shijshme:  Pjata e Jiros e quajtur “Concerto”.

 

 

 Like Water For Chocolate (1992)

Ky film flet për marrëdhënien pasionante të Titës, një bukuroshe nga një familje meksikane tradicionale e cila e kishte të ndaluar të martohej dhe Pedros, maços që i kishte rrëmbyer zemrën. Por e bukura e filmit është se një pasion tjetër i Titës është ushqimi dhe çdo gjë që ajo gatuan është e perzier me emocionet e saj. Ushqimet ja tejçojnë emocionet edhe atyre që i konsumojnë, duke i dhënë kënaqësi dhe ndonjëherë edhe lotë.

Skena më e shijshme: Pjata e Titës me zog shtëpie me salcë petalesh trëndafili që i bën të gjithë të çmenden.

 

Ratatouille (2007)

Remy është një mi me njëshije të sofistikuar. Kur ai e gjen veten në kuzhinën e një restoranti fanastik francez, miqësohet me një djalë që punonte aty dhe të dy së bashku bëjnë realitet ëndrrën e tyre për gatimin.Ne e dimë, sharmi nuk është fjala e parë që ju vjen në mendje kur mendoni për një mi duke vrapuar i lirë në kuzhinën e një restoranti, por ama është animacion dhe çdo gjë mund të ndodhë dhe të duket e bukur.

Skena më e shijshme: Kur Remy gatuan supën e tij të parë (dhe të mendosh që është thjeshtë një supë).

 

 

Willy Wonka and the Chocolate Factory (1971)

Një djali të varfër i vjen mundësia të vizitojë fabrikën më të madhe dhe më fantastike të çokollatës në botë. Çdo gjë është e ndërtuar me ëmbëlsira të cilat të bëjnë të lëpish gishtat, edhe letra e murit ka shije të mirë!

Skena më e shijshme:Dhoma e çokollatës.

 

 

 I Am Love (2009)

Ky film flet për një grua ruse e cila martohet në një familje milaneze të pasur e të fuqishme. Jeta e klasit të lartë e bën atë të ndihet e paplotë derisa shfaqet një shef shumë i talentuar i cili i rikthen pasionin për jetën nëpërmjet ushqimit (a ekziston ndonjë gjë tjetër që i shton njeriut dëshirën për të jetuar përveç ushqimit?).


Skena më e shijshme: Karkalecat e detit (as te Gazi në Kavajë nuk i bëjnë kështu dreqi ta hajë).

 

 

Spirited Away (2001)

Kur e vogla Chihiro dhe familja e saj bëjnë një ndalesë të vogël rrugës për në shtëpinë e tyrë të re në një fshat japonez, ata hyjnë në një park lojrash të braktisur të pushtuar nga shpirtërat dhe demonët. Prindërit e saj hanë një ushqim që i kthen në derra dhe Chihiro detyrohet të gjejë një mënyrëqë të punojë në botën e shpirtërave që t’i rikthejë ata në formën e tyre normale

Skena më e shijshme: Kur shpirti I-Pafytyrë na kujton veten teksa bërtet: “Vazhdoni më jepni ushqim. Dua të ha çdo gjë.”

 

Eat Pray Love (2010)

Filmi ka të bëjë me udhëtimin e një gruaje e cila kërkon përmbushje shpirterore të cilën e gjen nëpërmjet ushqimit, lutjes dhe dashurise.
Por seriozisht, mund thjesht të kishte ndaluar te ushqimi sepse aq duhet që të ndihesh i lumtur, i përmbushur apo çfarë të duash ti !

Skena më e shijshme:Për të qenë të sinqertë, filmin e zgjodhëm vetëm për pizza-n që Julia Roberts ha në Napoli në picerinë e famshme L'Antica Pizzeria Da Michele. (Alo? Po, nje biletë për në Napoli ju lutem).

Article Logic
Execution time: 0.0044021606445312