Tashmë interesimi i Interit për Diego Simeonen është konkret. Drejtues të klubit italian momentalisht i kanë paraqitur një ofertë konkrete teknikut argjentinas të cilit i është lënë një afat kohor prej 20 ditësh për të vendosur të ardhmen e tij.
Mediat italiane raportojnë se nëse Simoene pranon për tu bërë trajner i Interit atëherë argjentinasi pritet të transferojë në “San Siro” mesfushorin e Barelonës, Arda Turan.
Gjithçka është nën dritën e mediave për të zbuluar të ardhmen e Simeones.