Trajneri i ri Ardian Mema dështoi në provën e tij të parë kundër ish-ekipit, që ai supozohej ta njihte mirë. Ekipi i Flamurtari-t me Ilir Dajën në krye ishin në dominim të lojës dhe me Alves shënuan golin në minutën e 72’, që vendosi dhe fatin e takimit.
Tirana mesa duket nuk po reagon dot edhe pas largimit të trajnerit Ze Maria dhe këto rezultate mund ta dërgojnë atë përsëri drejt Kategorisë së Parë, sepse momentalisht ajo e ndodhet e parafundit me vetëm dy pikë larg Luftëtarit.
Edhe pse u përpoqën shumë, ekipi nuk kishte koordinim në fushën e lojës dhe mesa duket taktikat e reja të trajnerit Ardian Mema duan kohë që të kuptohen dhe zbatohen nga lojtarët, frikë që ai e shprehu edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes me Flamurtarin.
gol alvesh on Vidnews.