INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajnerë të mëdhenj në merkaton e kësaj vere, ja kush janë livizjet “big”

Trajnerë të mëdhenj në merkaton e kësaj vere, ja kush janë livizjet “big”

Publikuar më: 15:18 26-03-2018

Një merkato e çmendur na pret këtë verë, pasi shumë trajnerë priten që të ndryshojnë skuadra. Disa nga pankinat më të mëdha të Europës presin që të gjejnë teknikun e ri. Siç njihet ndryshe loja e pankinave është një nga pozicionet më të paqendrueshme në sport, pasi teknikët mund të shkarkohen nga momenti në moment.

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger është një nga emrat më të përfolur në merkato. Francezi me shumë mundësi do të largohet nga Arsenali pas 22 vitesh në krye te ekipit. Vendin e tij mund ta marrë ish-trajneri i Borusia Dortmund, Thomas Tuchel. Mediat gjermane kanë raportuar se trajneri gjerman ka refuzuar një ofertë nga Bayer Munchen për të marrë drejtimin e Arsenal.

Antonio Conte është një tjetër trajner që mund të ndryshojë skuadër këtë verë. Italiani nuk po kalon një moment të mirë tek Chelsea. Eleminimi nga Champions League dhe forma e keqe që po kalon ekipi në kampionat janë disa nga arsye të mëdha që mund të çojnë në shkarkimin e teknikut. Në rast shkarkimi të Conte, tekniku Italian e ka gati punën e re. PSG po ë vëshgon situatën dhe kërkon një nënshkrim me trajnerin.

Bayer Munchen duhet të gjejë trajner këtë verë pasi një mik i afërt i teknikut actual Heynckes ka njoftuar se ai do të largohet në fund të sezonint. Edhe rivalët e Bayernit, Borusia Dortmund pritet të bëhet me trajner të ri sezonin e ardhshëm. Peter Stoger që drejton Dortmunin këtë sezon, nuk i ka bindur drejtuesit e klubit për të zgjatur kontratën.

PSG mesa duket nuk e ka gjetur akoma trajnerin ideal. Tashmë është bërë traditë që parizienët të ndryshojnë teknik çdo vit. Eliminimi nga Champions do ti kushtojë shtrenjt Unai Emery. Drejtuesit e klubit janë në kërkim të një trajneri të ri, ku merat më të përfolur janë: Ançeloti, Luis Enrique, Thomas Tuchel dhe Conte.

Article Logic
Execution time: 0.0017130374908447