Përfaqësuesja e Kosovës po luan mbrëmjen e sotme përballë Ukrainës në “Loro Boriçi”.
Por vetëm pak minuta më parë në dhomat e zhveshjes së skuadrës së Albert Bunjakit, ka shpërthyer një skandal i vërtetë. Mësohet se sulmuesi i ri Dionis Avdiaj në momentin kur ka mësuar formacionet zyrtare dhe e ka parë veten jashë të tij, është revoltuar duke lënë stadiumin, shkruan indeksonline.
Kosova në të gjitha ndeshjet eleminatore që ka luajtur deri më tani ka mundur të marrë vetëm një pikë përballë Finlandës.