Trajneri i kombëtares angleze Roy Hodgson dha dorëheqjen pas eliminimit të kombëtares. Pas mposhtjes nga Islanda në kampionatin europian mbrëmjen e së hënës, ai deklaroi se kontrata e tij do përfundojë.
“Tani ka ardhur koha që dikush tjetër të vazhdojë punën me këtë skuadër”, deklaroi Hodgson.
Si përgjegjës për humbjen e Anglisë krahas trajnerit i cili vlerësohej më i paguari i europianit, u akuzua edhe portieri Joe Hart.