INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri i Gjermanisë: Befason me deklaratën për Shqipërinë

Trajneri i Gjermanisë: Befason me deklaratën për Shqipërinë

Publikuar më: 14:15 22-06-2016

Gjermania u kursye ndaj Irlandës së Veriut në dëm të Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se skuadra e Joakim Lëv i ka nënvlerësuar kuqezinjtë. Vetë trajneri ka zbuluar për “Badische Zeitung” se ishin të përgatitur për çdo eventualitet të mundshëm për turin tjetër të Euro 2016.

“Është ende herët të flas për kundërshtarët e mundshëm. Sinqerisht, ky sistemi i vendit të tretë është shumë i komplikuar edhe për mua. Në teori janë Sllovakia dhe Shqipëria.

Kundër Sllovakisë kemi luajtur disa javë më parë në Augsburg duke u mundur 3-1. Ndaj sllovakëve e dimë mirë se çfarë na pret.

Ndërsa shefi i skautëve tanë, Urs Sigentaler, ka ndjekur herë pas here Shqipërinë”, konfirmoi Lëv për gazetën gjermane.

Gjermania mund të kishte ndihmuar Shqipërinë me një fitore më se të mundshme me 4 a më shumë gola diferencë ndaj Irlandës së Veriut, e cila dje në fushën e lojës ishte thjesht për sehir. Por gjermanët u kursyen në këtë ndeshje dhe morën vetëm tre pikët që i nevojiteshin për vendin e parë në grup me suksesin 1-0, duke i bërë një dhuratë të madhe Irlandës së Veriut që u kualifikua.

Article Logic
Execution time: 0.0039591789245605