INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri i Hamburgut me dorë të “hekurt” ndaj Mavraj, e dërgon në…

Trajneri i Hamburgut me dorë të “hekurt” ndaj Mavraj, e dërgon në…

Publikuar më: 18:56 28-03-2018

Trajneri i Hamburgut, Titz ka vendosur që ta largojë Mërgim Mavraj nga ekipi i parë. Mbrojtësi i kombëtares ishte titullar në miqësoren ndaj Norvegjisë në “Elbasan Arena”. Por rikthimi në Hamburg nuk ka qenë i mirë, pasi ka marrë një lajm të hidhur nga ekipi i tij.

Trajneri Christian Titz ka vepruar me dorë të hekurt, duke dërguar Mavraj që të stërvitet në ekipin e dytë të Hamburgut. Ky vendim u mor nga stafi teknik për motive sportive. Një vendim i tillë u mor edhe për mesfushorin Walace disa kohë më parë.

“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë”-tha drejtori sportive, Bernhard Peters.

Hamburgu po kalon moment të vështira ku renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15-të që i shpëton rënies, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Article Logic
Execution time: 0.0024590492248535