Trajneri i Kombëtares shqiptare të boksit, Zef Gjoni, hedh akuza për ndeshjen finale mes Gjetan Ketës dhe Sladan Janjanin, e vlefshme për kategorinë e peshave të mesme në federatën WBU.
Kjo ndeshje e fituar nga shqiptari Gjetan Keta përballë boshnjakut Janjanin që u zhvillua në Dibër, për trajnerin e kombëtares Gjoni është një trukim e gjithë dhe një shfaqje e turpshme që bëhet para syve të specialistëve dhe tifozëve të boksit shqiptar.
Tekniku i kuqezinjve tregon edhe argumentet e tij, përse ndeshja finale është e trukuar, ndërsa ka një sfidë të hapur për Gjetan Ketën.