INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri i Spanjës: Shqipëria e fortë, do ta kemi të vështirë përballë tyre

Trajneri i Spanjës: Shqipëria e fortë, do ta kemi të vështirë përballë tyre

Publikuar më: 12:53 05-10-2016

Trajneri i Spanjës Julen Lopetegui i trembet jo pak Shqipërisë. Të dielën në 9 tetor kuqezinjtë e Gianni De Biasit do të përballen më përfaqësuesen La Roja në Shkodër për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Pak ditë përpara kësaj sfide në një intervistë për gazetën katalanase “Elmundo Deportivo” trajneri i Spanjës thuri elozhe për kombëtaren shqiptare.

Fillimisht 1-herë kampionët e Botës do të sfidojnë Italinë në Torino por ish trajneri i Portos në intervistën e tij i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe Shqipërisë.

”Na presin dy ndeshje të rëndësishme. Nuk mund ta fsheh dot vështirësinë që paraqesin këto dy sfida për ne, sepse kalendari ka përcaktuar që ti luajmë në transfertë. Për më tepër që do të kemi përballë dy skuadra shumë të mira. Për Italinë është e kotë të flas pasi e njohin të gjithë, por dua të them se Shqipëria është një ekip që po i bën shumë mirë gjërat”.

“Ata morën pjesë në Europianin e fundit me meritë sepse lanë pas disa skuadra të forta në grupin e tyre kualifikues, – vijoi trajneri spanjoll. – Ishin të aftë të fitonin në Portugali dhe e vendosën shumë në vështirësi përfaqësusen luzitane në ndeshjen që u zhvillua në Shqipëri.  I dimë të gjitha vështirësitë që na presin. Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme dhe njëkohësisht shumë të forta,“- deklaroi Julen Lopetegui për “ElMundo Deportivon”.

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926