INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri i Tiranës komenton ndeshjen e kombëtares, ky është gabimi që bëjnë shqiptarët

Trajneri i Tiranës komenton ndeshjen e kombëtares, ky është gabimi që bëjnë shqiptarët

Publikuar më: 14:16 27-03-2018

Trajneri i Tiranës, Ze Maria ka komentuar ndeshjen që kombëtarja shqiptare ka luajtur mbrëmjen e djeshme me Norvegjinë. Në konferëncën për mediat, tekniku tha se rezultati nuk ishte i mirë. Ish-lojtari i Inter ka qenë i pranishëm në “Elbasan Arena” në sfidën miqësorë që kombëtarja humbi 0-1 nga skuadra Nordike.

“Rezultati ishte jo i mirë. Unë kam qenë dje në stadium për ta parë ndeshjen, mënyrën se si Shqipëria do të luante dhe atë çfarë do të prodhonte loja. Pashë se Norvegjia kishte një skuadër që luante mirë futboll, përballë një Shqipërie, së cilës do t’i duhet kohë për të vënë në zbatim idetë e Panuccit”- tha trajneri i Tiranës.

Tekniku ka mbrojtur mikun dhe kolegun e tij, Panucci për rezultatin e ndeshjes, duke thënë se atij i duhet më shumë kohë për të transmetuar potencialin tek skuadra.

“Panucci është një trajner i ri, pa shumë eksperiencë. Atij do t’i duhet kohë për të transmetuar potencialin që ka te skuadra. Gabimi që bëhet këtu në Shqipëri është se krahasojnë periudhën e De Biazit me aktualen, apo edhe De Biazin si trajner me Panuccin. Të dy trajnerët kanë mënyra të ndryshme loje”-shtoi më tej Ze Maria.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557