Tottenham do të përballet me Barcelonën nesër në kuadër të Grupit B në Champions League. Trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino dëshiron që yjet e tij ta gëzojnë mundësinë që do të përballen me Lionel Messin e Barcelonës. Pochettino thotë se lojtarët e tij duhet ta shijojnë momentin – ashtu sikur e shijonte ai kur përballej me Diego Maradonan në Argjentinë.
Pochettino është i bindur se do t’i ketë lojtarët e gatshëm për ndeshjen e nesërme.
”Nuk jam duke tentuar ta gjejë ndonjë zgjidhje. Do t’ju them lojtarëve ta shijojnë përballjen me Messin. Kjo sepse ata do të përballen me njërin prej më të mirëve në historinë e futbollit.Ky tip i lojtarëve do të mbahet mend gjatë. Për të, ju do t’ju tregoni fëmijëve dhe nipërve”- është shprehur Pochettino.
Në javën e fundit, Barcelona nuk po kalon një formë të mirë, ku ka barazuar me Gironan, është mposhtur nga Leganes dhe ka dështuar ta mposhtë Bilbaon në ”Camp Nou”.