Me gjithë kushtëzimet fizike shëndetësore, trajneri uruguajan, Oscar Washington Tabarez, rinovoi një javë më parë edhe për një tjetër sezon me kombëtaren e vendit të tij. Ky do të jetë edicioni i katërt radhazi i tij në stolin e Uruguajit. Për çdo gjë të bërë me kombëtaren e tyre, tifozët uruguajanë nuk kishin ide më të mirë, se të planifikonin t’i bënin një statujë me përmasa reale “El Maestro”.
Megjithatë, përgjigjia e Tabarez i befasoi shumë, sepse trajneri historik nuk pranoi të përjetësohej në bronz, përmes një statuje, që ishte planifikuar të ngrihej në Montevideo.
Refuzimi kishte si justifikim se statuja për trajnerin rrezikon shkatërrimin e frymës së bashkimit, të cilën po kërkon ta krijojë dhe inkurajojë përfaqësuesja uruguajane.