Pas përfundimit të ndeshjes kundër Dinamos së Zagrebit dhe kualifikimit në grupet e Europa League, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja u shpreh: “Ky sukses vjen në radhë të parë nga lojtarët që ka Skënderbeu, sepse kanë eksperiencën, kualitetin dhe shpirtin e duhur të garës për të përballuar këtë takim.
Merita iu shkon pikërisht lojtarëve, sepse kemi eliminuar disa skuadra të forta si Mlada dhe Dinamo Zagreb.
Sot bëmë një ndeshje të mirë në përgjithësi, sidomos në pjesën e parë.
Punuam shumë në anën psikologjike. Kjo pasi të gjithë shqiptarët prisnin kualifikimin dhe ne nuk duhet t’i zhgënjenim.
A do bëj pushime? Në fakt nuk kemi shumë kohë. Sot do festojmë dhe të hënën do të nisim përgatitjet për ndeshjet e kampionatit që fillon shumë shpejt.
Unë trajneri më i mirë? Faleminderit! Por, kjo meritë i shkon edhe kolegëve të mi, të cilët punojnë në kushte të vështira. Këtu përjashtoj Skënderbeun, sepse këtu janë kushtet shumë të mira. Ndaj dua t’ua kushtoj kolegëve të mi këtë sukses.
Premio nga klubi? Nëse Osmani do t’ia japë premion e tij tifozëvë dhe ta dokumentojë me letër, unë do ia jap premion time pikërisht Osmanit (qesh)”, tha trajneri Ilir Daja.