Real Madrid dhe Juventus janë duke bërë gati një marrëveshje të madhe. Mediat italiane raportojnë se klubet kanë filluar bisedimet për shkëmbimin e mbrojtësit Alex Sandro me Marcelon.
Tekniku i “Los Blancos”, Lopetegui nuk i kushton vëmendje Marcelos të cilit i ka treguar derën e largimit, ndërsa Sandro pëlqehet së tepërmi dhe me shumë mundësi do të veshë fanellën e Realit, shkruan "Sportmediaset”. Dyshja e brazilianëve ishin në qendër të spekulimeve gjatë merkatos së verës, por operacioni pritet të mbyllet gjatë janarit.
Siç shkruan “Tuttosport”, Lopetegui i ka dhënë “OK” dhe e mirëpret transferimin e Sandros.