INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri Mema ‘’shpërthen’’ në lot gëzimi, Tirana mund Skënderbeun me golin e minutave të fundit

Trajneri Mema ‘’shpërthen’’ në lot gëzimi, Tirana mund Skënderbeun me golin e minutave të fundit

Publikuar më: 21:40 22-02-2019

Ka përfunduar me një fitore të madhe të Tiranës ndeshja në Korçë mes Skënderbeut dhe kryeqytetasve, që arrijnë të triumfojnë në shtëpinë e bardhekuqve pas gati 5 vitesh. Një fitore e ardhur në çastet e fundit të sfidës, që e ngre moralin dhe adrenalinën e Tiranës në maksimum në prag të ndeshjes derbi ndaj Partizanit, çka u shfaqe dhe në lotët e trajnerit Mema, që nuk i përmbajti dot emocionet pas golit të fitores.

Ka mbaruar me rezultatin 2-1 kjo ndeshje, me një gol të realizuar në limitet e minutave të fundit të lojës nga Ngo. Fillimisht ishte Kobina ai që shënoi për kryeqytetasit, pastaj në fund të pjesës së aprë ka barazuar Sibo.

Pjesa e dytë u karakterizua nga një loëj e vrullshme, me dy skuadrat që patën plot raste shënimi, por vetëm minuta e fundit sollën vendosmërinë e rezultati.

Kjo fitore e çon peshë moralin e ekipit para përballjes me Partizanin. Tirana do të ngjitet në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Skënderbeu do të mbetet në kuotën e 33 pikëve, teksa në 9 sfidat e fundit ka humbur plot 8 përballje.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887